Foto e publikuar nga Paloka

Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka komentuar deklaratat e bëra gjatë ditës së sotme nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Socialisti mohoi gjatë ditës që në përgjimet e autoriteteve italiane ku anëtarët e bandës “Habilaj” flasin për “shefin e madh”, të bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama apo për atë vetë.

Por, sipas Palokës, edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është kryeministri.

“Tahiri tha një të vërtetë , po jo ndonjë të re… Edhe me idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini, dhe as Tahiri e askush tjetër që ështe zhgërryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës”, shkruan demokrati.

Më herët gjatë ditës, Tahiri deklaroi: ““Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë.”

Aktualisht, në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet senaca ku do të jepet vendimi për ish-ministrin Tahiri, i cili akuzohet për tre vepra penale dhe Prokuroria ka kërkuar 8 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA