Tiranë- Ka rinisur gjyqi për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën.

Në pjesën e parë të seancës së sotme ka vijuar dëshminë dhe mbrojtjen e tij, ish-ministri Tahiri. Gjykata e pyeti prokurorin e çështjes nëse akuza ndaj ish ministrit ka lidhje edhe me rastin e drogës së kapur në Babicë, plot 4 ton hashash dhe prokuroria e mohoi. Ndërkohë që Tahiri rikujtoi që kishte sjellë si dokument të mbrojtjes së tij kërkesat e policisë për hetim ndaj Moisi Habilajt, por edhe shkresën që I kishte dërguar ministrisë së Mbrojtjes për mosfunksionimin e radarëve të kufirit. Tahiri tha se këto dokumente I kishte sjellë si pjesë të mbrojtjes megjithëse nuk gjendeshin në dosje, raporton gazetarja e Top Channel-it, Anila Hoxha, e cila po ndjek seancën.

Ndërsa ish drejtori I Policisë së Vlorës Jaeld Cela është mbrojtur nga avokati I tij. Ai ka shpjeguar se vetëm në një rast të trafikut të drogës Jaeld Çela ishte drejtor i policisë. Rastet e tjera kanë ndodhur në kohën që ai nuk e mbante këtë detyrë.

Sipas avokatit prokuroria nuk ka asnjë provë që ta lidhë Jaled Çelën me të arrestuarin Taulant Haxhiraj për të cilin nuk ka asnjë fakt që të kenë patur kontakte. Për më tepër avokati tha se as prokurori edhe as gjykata nuk e kishte pyetur Haxhirajn se për kë drejtor fliste në përgjime dhe nëse kishte njohje me Jaled Çelën. Prokuroria në seancën e kaluar ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 13 vite burg për Saimir Tahirin, por nga gjykimi i shkurtuar ai konvertohet në 8 vite. Top Channel

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA