A do të sulmojë Irani Shqipërinë? Rama në “Flasim”: E patë me Turqinë, NATO e tregoi që ky reagim vlen për të gjithë vendet anëtare të saj Demokratja Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit të dorëheqjes së Sonila Qatos.
“Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!”, Tabaku.
“Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës. “Nesër nxjerrim provat”
Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!
Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!
Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!
Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet”,shkruan ajo.
Top Channel