Ekspertët e Venecias i mbyllën konsultimet për pronat me demokratët, të cilët denoncuan vendimet e padrejta që po merren nga qeveria në kurriz të pronarëve.

“Qeveria nga 2013 e këtej është sigurisht duke shkelur të drejtat e pronarëve nga njëra anë, por nga ana tjetër duke hartuar edhe ligje që krijojnë norma të paprecedentë për vende të tjera të rajonit. Çështja e pronave është vendosur në fokus si pjesë e kritereve që duhen plotësuar si kritere për hapjen e negociatave por shqetësimi jonë mbetet e drejta e për të respektuar pronarin”, shprehet Tabaku.

Dy përfaqësuesit e djathtë i sqaruan ekspertëve të Venecias mekanizmit përmes së cilit sipas tyre qeveria i rishpronësuan përsëri pronarët.

“Ajo që ne ua bëmë të qartë është se të gjithë ky proces i cili bllokoi kthimin e pronave, vënë në pikëpyetje titujt ekzistues të pronarëve ka një qëllim të vetëm që nëpërmjet këtyre mekanizmave; të Korporatës Shtetërore të Investimeve, ligjit për Investime Strategjike ta marrë këtë pronë dhe t’ia japë oligarkëve”, ka thënë Bylykbashi.

Demokratët paralajmëruan se me ardhjen në pushtet do të zhbëjnë ligjet të cilët janë në dëm të pronarëve.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA