Shqiptarja Arba Kokalari, e zgjedhur eurodeputete për Suedinë sapo është zgjedhur si nënkryetare e komitetit për barazinë në grupin më të madh në parlamentin europian nga Partitë Popullore.
Lajmin Arba Kokalari e ka dhënë vetë me një postim ku shkruan se: Në komitet, unë do të jem raportues i përgjegjshëm dhe do të drejtoj punën për pranimin e BE-së në Konventën e Stambollit, e cila është një mbrojtje kundër ndalimit të dhunës ndaj grave. Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm.
Suedia tashmë ka nënshkruar Konventën. Tani është koha që e gjithë BE-ja ta bëjë këtë. Kjo është një çështje që është e rëndësishme për Moderatët dhe që tani pres me padurim të nxitem për realizimin. Kokalari ka postuar edhe një foto me drejtuesin e grupit të PPE Frances Fitzgerald (ish Zëvendës Kryeministri i Irlandës).
Top Channel