Një shqiptar ka dalë përpara gjykatës se “Oxford Crown Court” i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes.

I akuzuari Fatos Xhepa me ndihmën e një përkthyesi , në seancën e paraprake gjyqësore nuk e pranoi akuzën. Sipas prokurorisë angleze 45 vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e Safie Xheta më 17 Qershor 2019.

Safie Xheta 35 vjeçe u gjet e vrarë brenda në shtëpi rreth orës 5 të mëngjesit. Gjyqi ndaj Fatos Xhepës do të nisë më 2 Dhjetor.

Top Channel