“Pa master dhe pa përvojë akademike, në krye të Kolegjit të Europës”, Euractiv: Nga kulla e fildishtë në paraburgim, shthurja dramatike e Mogherinit 03/12 12:24
Një rrufe ka goditur një makinë teksa ajo po ecte në autostradë. Videoja që u bë virale në rrjet është filmuar nga një shofer që ndodhej pas makinës.
Ngjarja ndodhi në Novosibirsk të Siberisë. Galina Ershova po drejtonte makinën përgjatë autostradës Berdskoye, ndërsa kamera e saj regjistroi një goditje të dyfishtë të rrufesë.
“Unë u verbova për një sekondë, kapa timonin si e vdekur. Ndodhi kaq shpejt,” tha ajo. Kjo shkaktoi shumë frikë tek drejtuesja e mjetit dhe tek ato që e panë live skenën.
Pas një kontrolli të mëtejshëm rezultoi se makina kishte marrë dëmtime në xhamat e saj, por fatmirësisht nuk kishte asnjë shqetësim në shëndetin e shoferes.
Top Channel