Faqja e Facebook “Vets for Trump” e cila kishte plot 100 mijë ndjekës është vjedhur nga një biznesmen nga Maqedonia e Veriut. “Vet for Trump” ishte një faqe e cila që në krijimin e saj përdorej nga ish anëtarë të shërbimit amerikan, mbështetës të Donald Trump.
Në faqe diskutohej për çështjet e veteranëve si dhe shpërndaheshin meme konservatore. Në mars faqja u hakua nga biznesmeni nga Maqedonia e Veriut, duke bërë që ndjekësit e faqes të shikonin se ajo ishte nën një kontroll të huaj.
Personat që kishin faqet bënë ankesa tek Facebook për vjedhjen e saj por për muaj të tërë Facebook nuk veproi.
Vjedhja e faqes së njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila nuk është raportuar më herët nënvizon edhe një herë se paratë, politika dhe dezinformacionet në internet mbeten thellësisht dhe shpesh të përfshira në mënyra jotransparrente dhe kjo vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Pavarësisht premtimeve ndër vite nga zyrtarët qeveritarë dhe kompanitë e teknologjisë për luftimin e problemeve të tilla prapë rreziku është prezent dhe mundësia e mashtrimit është shumë e lartë.
Top Channel