Donald Trump përfundoi sërish përfundon në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tensionuar me shtypin. Presidenti amerikan ka reaguar shumë ftohtë ndaj vdekjes së gazetares veterane, Cokie Roberts.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i dërgoi ngushëllimet familjes se saj, por jo pa treguar më parë relatën e “acartë” që pati.
“Nga afër nuk e takova asnjëherë, por ajo nuk u soll kurrë mirë me mua. Unë megjithatë ngushëllimet po ia përcjell familjes. Ishte një profesioniste, dhe unë profesionistët i respektoj”, tha presidenti për reporterët që e shoqëronin në bordin e Air Force One, gjatë një fluturimi drejt Kalifornisë.
Përplasjet me mediat e kanë shënjuar pothuajse përgjatë gjithë kohës administratën e Trumpit, që gazetarëve, sic thotë CNN, u referohet vazhdimisht si “ armiq të popullit“.
Komentet e tij për Roberts binin ndesh thellë me vlerësimet që mori pas vdekjes reporterja e njohur, e cilësuar si “ pioniere e gazetarisë“. Paraardhësi i Trumpit, ish-presidenti Barack Obama, e përshkroi Robertsin si “një model për gratë e reja në një kohë kur ky profesion vazhdon të mbetet i dominuar nga meshkujt.
Vlerësim për gazetaren e ndjerë shprehu edhe ish Zëvendës Presidenti Joe Biden, kryesuesi i garës së Partisë Demokrate për nominim në presidencialet e vitit 2020.
Top Channel