Shqipëria ka marrë kryesimin e dy prej nismave rajonale, Ministerialin e Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) dhe SHBA-Karta e Adriatikut, A-5. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka theksuar në Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të SEDM, se Tirana mbështet zgjerimin e këtyre nismave me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duke nënkuptuar Kosovën.

“Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes merr kryesimim e dy prej nismave më të rëndësishme rajonale, siç janë Ministeriali i Mbrojtjes i Evropës Juglindore (SEDM) dhe SHBA-Karta e Adriatikut, A-5. Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak të SEDM theksova atë që ne besojmë fort: nisma të tilla duhet të mbështesin politikën e “dyerve të hapura” dhe zgjerimin me të tjera vende të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar kështu sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, shprehet Xhaçka.

Kosova ka kërkuar më herët anëtarësimin në këto dy nisma, por pengohet nga Serbia dhe shtete të tjera anëtare të cilat nuk e njohin pavarësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA