Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me aleatët në selinë e PD.
Takimi zgjati rreth 1 orë ku e pranishme ishte dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Takimi në selinë e PD u thirr pas ftesës publike që bëri kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë në një deklaratë të shkurtër për mediat, pas përfundimit të takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe me aleatët e tjerë, Kryemadhi tha se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrimet e veta
“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.
Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Top Channel