Gjasat për një epidemi globale po rriten dita-ditës, dhe bota nuk është e përgatitur për të. Alarmin e jep Organizata Botërore e Shëndetësisë që përmes raportit të hartuar nga një panel ekspertësh dhe zyrtarësh ndërkombëtarë të shëndetit, tregoi rrezikun që bart në vetvete kjo situatë, duke sjellë si shembull epideminë e gripit të vitit 1918.

“Katastrofa e atëhershme botërore vrau rreth 50 milionë vetë, por nëse një infeksion i ngjashëm do të ndodhte sot, do të merrte gati 80 milionë jetë njerëzish e të fshinte rreth 5% të ekonomisë globale”, thuhet në dokument.

Bota, paralajmëron OBSH, nuk është e përgatitur për diçka të tillë. Për një kohë të gjatë, ne kemi lejuar të krijohet një cikël paniku dhe neglizhence kur vjen fjala tek pandemitë; përpjekjet tona i shtojmë vetëm kur kur përballemi me një kërcënim serioz, e sapo ai kalon, e harrojmë shpejt nevojën për të vepruar.

Duhet të lëvizim sepse jemi shumë vonë “është përfundimi në te cilin del OBSH. në periudhën e viteve 2011 dhe 2018, organizata regjistroi 1,483 epidemi në mbarë botën, përfshirë Ebolën dhe sindromën akute të rrugëve të frymëmarrjes, SARS. Sipas ekspertëve, edhe pse një pjesë e sëmundjeve infektive dhe epidemive kanë ekzistuar gjithmonë, rritja e popullsisë dhe aftësia për të udhëtuar në çdo cep të planetit brenda 36 orësh, e shumëfishon së tepërmi rrezikun e përhapjes së tyre brenda një shteti e më pas në mbarë globin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA