Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me 9 kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.
Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë”
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
8.Reforma në administratë
9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale
Top Channel