Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, kryeministri Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të ishullit, s’ka projekt për ndërtimin. Investitorët duhet të… Lajmi se në pranverë, në fshatin e tyre duhet të fillojnë punimet për aeroportin e ri të Vlorës i ka entuziasmuar banorët e Akërnisë.
Shumë prej tyre shpresojnë se bashkë me aeroportin do t’u vijnë dritat edhe uji.
Edhe pse shumë vetë janë skeptikë sa herë dëgjojnë projekte ambicioze aeroportesh, perspektiva e zhvillimit të turizmit dhe punësimit nuk i lë indiferentë.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti ishte gati për t’u marrë në dorë nga ndërtuesi, i cili sipas tij mund të jetë një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojë vetë shteti shqiptar, me buxhetin e infrastrukturës, duke përzgjedhur më pas operatorin ndërkombëtar.
Top Channel