Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Strasburg ku është takuar me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta i dorëzoi Buquiçhio-s raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
“Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari”, sqarohet në njoftim.
Një delegacion i Komisionit të Venecias ishte pak ditë më parë në Tiranë për mbledhjen e fakteve mbi pretendimin e Partisë Socialiste se presidenti Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.
Top Channel