
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Strasburg ku është takuar me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta i dorëzoi Buquiçhio-s raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
“Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari”, sqarohet në njoftim.
Një delegacion i Komisionit të Venecias ishte pak ditë më parë në Tiranë për mbledhjen e fakteve mbi pretendimin e Partisë Socialiste se presidenti Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.
Top Channel