Eksportet e tekstileve dhe këpucëve sipas Institutit të Statistikave ranë me rreth 1 pikë përqindjeje në periudhën janar-gusht, të këtij.
Kryetari i shoqatës së fasonëve, Gjergj Gjika thotë se kjo situatë nuk është e papritur.
Faktori parë që ka ndikuar sipas tij në rënien e eksporteve të tekstileve është zhvlerësimi jo i natyrshëm i euros ndaj leku 2-3 vitet e fundit.
Në fabrikën e zotit gjithçka ka makina qepëse që nuk punojnë dhe kjo lidhet mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit. Pikërisht ky është elementi i dytë që ka goditur sektorin e fasonerisë.
Sektori i fasonerisë është më i madhi në vend për sa i përket punësimeve me mbi 70 mijë të punësuar sipas shoqatës të prodhuesve vendas të veshjeve dhe këpucëve. Nga llogaritjet që kjo shoqatë ka bërë, humbja vjetore nga kursi i këmbimit dhe mugesa e fuqisë punëtore është mbi 45 milionë euro.
Top Channel