Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, prime i Big Brother VIP spostohet të mërkurën 30/03 14:44
Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani është paraqitur në Institutin e Policisë Shkencore për të dhënë shenjat e gishtave. Babani akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit problemet që ka patur vite më parë më drejtësinë italiane.
“Kam respektuar detyrimin ligjor, jam i qetë dhe pres vendimin e gjykatës”, është shprehur Babani, duke shtuar se është i hapur për çdo hetim.
PD e akuzoi Babanin se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash, por ai hedh poshtë pretendimin.
Top Channel