Diaspora shqiptare do të nis votim që nga dita e mërkurë, 19 shtator për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Si asnjëherë më parë, 42 mijë persona kanë aplikuar për të qenë pjesë vendim marrëse për udhëheqjen e ardhshme qeveritare. Afati për ta do të jetë i hapur deri më 4 tetor.

Për ta nisur këtë proçes, gjatë së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për renditjen e 25 partive në fletën e votimit për zgjedhjet nacionale te 6 tetorit. Partia e parë në renditje me numër 111 është Partia Liberale Egjiptiane. Menjëherë pas saj me numër 112 vjen një ndër partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës.

Poshtë saj, në mesin e partive me numrin më të madh të votuesve, vjen koalicioni AAK-PSD 119, Nisma- AKR- PD 122, Lëvizja Vetëvendosje 126 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 134.

Për qytetarët të cilët votojnë për herë të parë, kjo është një mostër e fletës së votimit që duhet ta kenë para vetës. Në anën e majtë të fletës gjendjen subjektet politike qe duhet votuar vetëm një prej tyre, ndërsa në anën e djathtë gjenden numrat e kandidatëve për deputet nga subjekte politike e që gjithsej lejohet të votohen vetëm 5 kandidatë.

Ajo që nuk duhet të bëjnë votuesit është të zgjedhin dy subjekte politike për t’i votuar pasi si përfundim vota shpallet e pavlefshme ose nëse zgjedhin më tepër se pesë kandidatë për deputet për t’i votuar atëherë votuesi i numërohet vetëm vota për subjektin politike por jo për kandidatët për deputet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA