Paris Saint Germain merr lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për Neymar.
Kjo e fundit vendoi që të reduktojë dënimin e sulmuesit brazilian nga 3 në 2 ndeshje pezullim në Ligën e Kampioneve. UEFA e dënoi sulmuesin brazilian për protesta dhe kritikat e tij të ashpra në rrjetet sociale kundrejt arbitrit të ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Manchester United e mbyllur 1-3 për anglezët dhe që eliminoi transalpinët.
Fillimisht Paris Saint Germaini iu drejtua komisionit të Apelit për dënimin e Neymar nga UEFA me 3 ndeshje pezullim, me këtë të fundit që e konfirmoi atë dhe më pas shkoi në CAS që e uli dënimimin në 2 ndesjhje pezullim. Kjo do të thotë se Neymar gjithsesi nuk do të luajë ditën e mërkurë ndaj Realit të Madridit në Ligën e kampioneve, ndërkohë që do të mungojë edhe atë ndaj Galatasarayt për t’u kthyer në fushat e lojës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në 22 tetor në sfidën ndaj Club Brugge.
‘Është një turp, penalltia nuk ekziston-u shfry Neymar në Instagram-vendosin në sistemin VAR arbitra që nuk e kuptojnë futbollin për të parë një episod dhe kjo nuk mund të ekzistojë’.
Për komisionin e disiplinës së UEFA, Neymar theu nenin 15 të Kodit të Disiplinës me këtë mesazh pasi përdori fyerje dhe fjalor abuziv dhe për këtë arsye e dënoi me 3 ndeshje pezullim.
Por CAS pas mbledhjes së kryere në 13 shtator vuri në dukje se në aplikimin e Nenit 15 pikë 1 paragrafi b të rregullores së UEFA që përcakton një dënim minimal me 2 ndeshje pezullim për përdorim të fjalorit abuziv në drejtim të gjyqtari të ndeshjes, apelimi i bërë u pranua pjesërisht dhe dënimi për futbollistin ulet në 2 ndeshje.
Top Channel