Vanessa Williams më 17 shtator të vitit 1983, është bërë gruaja e parë me ngjyrë e Miss America.

Vanessa Williams ka lindur në mars të vitit 1963. Ajo është një aktore, këngëtare dhe stiliste amerikane.

Williams u kritikua disa javë para se të merr kurorën e miss-it, kur revista Penthouse bleu dhe botoi pa autorizimin e saj disa fotografi nudo. Asaj iu bë presion për të hequr dorë nga titulli i saj, dhe u pasua nga garuesja e parë, Miss New Jersey 1983, Suzette Charles.

Ajo ishte Miss Amerika e parë që hoqi dorë nga kurora e saj. Tridhjetë e dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2015, kur Williams shërbeu si gjyqtare kryesor për konkursin e Miss America 2016, ish drejtuesi i Miss America, Sam Haskell i bëri një falje publike asaj për ngjarjet e vitit 1984.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA