Pas fitores së titullit të dytë botëror në basketboll për meshkuj, skuadra e Spanjës u kthye në Madrid për të festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Rrugët e kryeqytetit spanjoll ishin pushtuar nga mijëra tifozë që iu bashkuan armatës së 12 lojtarëve të drejtuar nga Sergio Scariolo në festimet e tyre që ishin vërtet të shfrenuara.

Por më parë, skuadra kampione e botës në basketboll u përshëndet nga familja mbretërore e Spanjës që i priti në pallat si dhe nga klasa politike me kryeministrin Pedro Sanchez që bëri urimin e tij për këtë sukses. Më pas skuadra zbriti në rrugët e Madridit për të zhvilluar paradën tradicionale të kampionëve, për t’u ndalur më pas në Colon për të vijuar festën me mijëra tifozët e pranishëm.

Të gjithë ishin të papërmbajtshëm në këto festime me Gasol, Riki Rubio, Rudi Fernandez apo vëllezërit Hernangomez që shfaqën të gjithë repertorin e tyre të festimeve dhe me shumë të drejtë. Askush prej tyre nuk harroi të mbajë fjalimin përballë tifozëve me Marc Gasol që gjatë fjalës së tij i kërkoi një favor tifozerisë duke i kërkuar mbështetje pa kushte edhe në momentin kur Spanja të mos fitojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA