Rekord/ Kalon la Manshin katër herë me not, pa u ndalur

17/09/2019 19:06

Një amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

Një amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.

Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit të gjirit një vit më parë, tha se e bëri këtë në emër të të gjithë të mbijetuarve nga kanceri.

Më parë, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin e la Manshit me not, tri herë pa u ndalur. Ky kanal, lidh Anglinë dhe Francën. Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje detare, por ajo kalon përmes njërës prej trajektoreve më të ngarkuara të transportit në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA