Policia ka mbyllur çdo rrugë në malin e Tomorrit duke mos lejuar asnjë nga pronarët e guroreve që të ngjiten atje për të vijuar punën.

Me vendimin e Gjykatës në dorë ata kërkojnë nisjën e punës, por kanë hasur në forcën e policisë.

Këtë të martë mes tyre ka patur edhe debate të forta. Policia ka ndaluar kamionët në aksin Novaj-Tomorr. Situata e tensionuar ka degjeneruar në disa momente edhe në konflikte të ashpra mes policisë dhe firmave të gurit.

Rreth 130 forca policie janë të shpërndara në të gjithë malin, në 8 pika në akset: Dobrush-Mali i Dobrushës, Bogovë- Selan, Bogovë-Novaj, Pronovik -Novaj dhe Novaj-Rrasë e Novajt. Ky bllokim duket se do të vijojë deri sa qeveria të përfundojë gjithë procesin e konsultimeve dhe dëgjesave për vendimin e dytë që e shpall Malin e Tomorrit park kombëtar dhe ndalon përfundimisht shfrytëzimin e tij për nxjerrjen e gurëve dekorativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA