Në një senacë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negociimit.
“Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres, kemi bërë shumë që të arrijmë të hapim negociatat ”, u shpeh Cakaj.
Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Po kështu tha se ka përmirësim të klimës politike dhe se reforma zgjedhore është një proces me rëndësi për hapjen e negociatave.
“Vendimi tetorit”, tha ministri në detyrë Cakaj, “është teknik dhe politik”.
Gjatë seancës dëgjimore ai u pyet disa herë për deklaratat e kryeministrit grek Micotaqis për bllokim të negociatave.
Cakaj nuk komentoi gjatë deklaratën e kryeministrit grek por tha se “me qeverinë e mëparshme nuk kemi patur barriera me qeverinë aktuale jemi në proces konsultimi për mos ta lejuar të bëhet pengesë.
Vendimi i tetorit tha ministri në detyrë, Cakaj është teknik dhe politik. Gjatë seancës dëgjimore ai u pyet disa herë për deklaratat e kryeministrit grek Mitsokatis për bllokim të negociatave. Ministri Cakaj nuk komentoi gjatë deklaratën e kryeministrit grek por tha se “me qeverinë e mëparshme nuk kemi patur barriera, me qeverinë aktuale jemi në proces konsultimi për mos ta lejuar të bëhet pengesë.”
Top Channel