Çelja e vitit të ri shkollor u karakterizua me një rënie të numrit të nxënësve, që u ulën në bankat e shkollës. Mbi çështjen në fjalë ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet:
“Të dashur miq,
Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.”
Më tej shkruan:
“Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.
Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.
Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.”
Cila është zgjidhja e kësaj situate sipas presidentit?
“Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!”
Top Channel