Kim Kardashian kishte premtuar një linjë të brendshmesh për gratë e të gjitha formave dhe ngjyrave. Dhe kështu ndodhi!
Pas muajsh pritje, të zgjatur për shkak të emrit fillestar të zgjedhur për markën, “Kimoni”, që ka zemëruar japonezët, ylli amerikan ka lancuar pak ditë më parë, Skims.
Numrat variojnë e po ashtu edhe ngjyrat e disponueshme. Modelet janë po ashtu të shumëllojshme, nga trupore e deri tek ato në formë kilotash.
Kim Kardashian ka menduar për gjithçka, përveçse për sasinë. Produktet në fakt janë shitur online brenda pak minutash dhe përllogaritet që Kim ka fituar 2 milionë dollarë vetëm në sekondat e para të shitjes.
Si të mos mjaftonte kjo, në ditët para hedhjes në treg, të gjitha motrat e Kim Kardashian, kanë postuar imazhe me të brendshmet e linjës, duke demonstruar se stilet i shkojnë për shtat të gjithave.
Top Channel