Leonardo dhe Neymar, drejt shtrëngimit të duarve për të harruar pas përplasjet e muajve të fundit. Drejtuesi i lartë i PSG, në një intervistë për RMC sport, la të kuptohet se është gati të hedhë pas krahëve gjithçka ka ndodhur. Ai e konsideron bashkëkombësin e tij pasuri të klubit.
“Pas gjithçkaje ndodhi në të shkuarën, shkoi në Brazil dhe luajti një ndeshje të mirë. Pra, është kthyer në stërvitje dhe ka patur një sjellje të mirë. Luajti shumë mirë kundër Strasbourgut, duke hyrë në fushë pa brohoritjet e tifozëve. Më pas e mbylli me një gol spektakolar, i denjë për Hollivudin. Tani është te PSG dhe mendon për PSG. Nuk mund të themi se gjithçka shkoi siç e prisnim, as që gjithçka është zgjidhur, por po e tregon veten profesionist. Edhe në mënyrën e komunikimin, djali është treguar korrekt. Neymar është pasuri e skuadrës, nuk është djalë i keq.”
Por si duhet të mbyllet përfundimisht kjo çështje? Leonardo është i vendosur, ajo që ndodhi, ndodhi, nuk mund të kthesh kokën pas.
“Nëse do të dëgjonim apo lexonim të gjitha gjërat që janë thënë, do të ishim duke i komentuar akoma. Nuk duam që kjo situatë të zgjasë më shumë. Nuk na pëlqejnë telenovelat meksikane. Është një rregull që e zbatojnë të gjithë futbollistët, Neymar duhet të punojë dhe të luajë.”/supersport.al
Top Channel