Irani mohon autorësinë e sulmeve në rafineritë e naftës, anullohet takimi Rouhani-Trump

17/09/2019 07:00

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë rritur pas sulmeve të rafinerive të naftës në Arabinë Saudite.

Irani i ka mohuar në mënyrë kategorike autorësinë mbi sulmet e kryera dhe konfirmoi se presidenti Hasan Ruhani nuk do ta takonte kreun e Shtëpisë së Bardhë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, gjatë këtij muaji.

“Në i refuzojmë këto lloj deklaratash. Republika Islamike e Iranit ka mbështetur haptazi popullin e Jemenit dhe të drejtat e tij. Por duke na akuzuar për këto sulme, Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë besnik politikës false të cilën e kanë përqafuar pas dështimeve të tyre.

Takimi mes dy presidentëve nuk është në agjendën e Republikës Islamike të Iranit dhe nuk do të ndodhë”, thuhet në deklaratën e ministrisë iraniane.
Ndërkohë që në deklaratë Irani shton se SHBA duhet të heqë dorë nga terrorizmi ekonomik dhe presionet e vazhdueshme.

Duke bërë këto dhe duke iu rikthyer marrëveshjes bërthamore do të jenë të ftuar në një samit ku marrin pjesë të gjitha vendet që kanë firmosur marrëveshjen nukleare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA