Sulmuesi Eden Hazard ka thënë se eksperienca te Reali është shumë më e madhe se te Chelsea.

Belgu u transferua këtë verë për 130 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Ai tha se te Chelsea kur humbnin ndeshjen ishin të zhgënjyer, por asnjëherë nuk e ka ndjerë si të ishte ndonjë katastrofë, ndërsa te “Los Bancos”, gjërat janë ndryshe.

“Në Chelsea kur humbnin, ishim të zhgënjyer siç ishin fansat, por asnjëherë nuk u ndjeva si të ishte katastrofë, është ndryshe në Spanjë. Tifozët këtu janë tifozë të vërtetë, futbolli është gjithçka për ta, iu nevojiten lojtarët për të bërë më të mirën. Në Angli nuk janë shumë tifozë”, deklaroi ai.

Nesër Reali do të jetë mysafirë i PSG-së, në kuadër të grupeve së Ligës së Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA