Google i mori jetën, 27-vjeçari hidhet para trenit pas varësisë nga ilaçet e ankthit

17/09/2019 12:29

Një berber nga Manchester-i, Angli u hodh përpara trenit, pasi u nda me të dashurën e tij dhe e gjeti veten duke konsumuar ilaçe kundër ankthit, të cilat i bleu në internet.

27-vjeçari Jake McGrath i tregoi ish-të dashurës se e “kishte shkatërruar vetë jetën e  tij” si dhe la një shënim vetëvrasjeje në të cilën shprehej “nuk duhet të kisha kërkuar në internet”.

Jessica Punt, me të cilin i ndjeri ishte i lidhur që prej vitit 2008 tha se “Jake google-onte gjithçka”.

“Për çdo herë që ndihej keq, kërkonte në Google. I thoja të mos bënte por nuk më dëgjoi.”

I riu u hodh përpara trenit në 24 qershor të vitit të shkuar dhe teksa hetimi vazhdon, ish e dashura tregon se ndonëse ata i dhanë fund marrëdhënies në maj të 2018-s, vazhduan t’i ruanin kontaktet.

“Hera e fundit kure pashë ishte e premte, 15 qershor. Erdhi në apartamentin kur dikur jetonim bashkë dhe pamë një ndeshje futbolli. Më tha se kishte përjetuar sulme paniku”, tregon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA