Deputeti Sam Gyimah ka vendosr të largohet nga partia Tory dhe i është bashkuar partisë proevropiane liberaldemokrate. Kjo dobëson edhe më shumë grupin paralmentar të partisë në pushtet, e cili ka humbur shumicën.

43-vjeçari llogaritet ndër 21 politikanët konservatorë të cilët kryeministri Boris Johnson i ka përjashtuar nga fraksioni Tory, për shkak të kundërshtimit të kursit të tij të Brexitit. Sam Gyimah ka marrë tani një vendim të qartë ndaj këtij kursi dhe – ka lëshuar partinë e tij të deritanishme konservatore. Largimi i tij është bërë publik të shtunën nga partia Liberaldemokrate në qytetin Bournemouth, në jug të vendit. Gyimah i ka shpjeguar motivet e largimit në gazetën “Observer”.

Kalimi i dytë tek liberaldemokratët

Largimi i tij nga Tory nuk është vetëm pasojë e kursit të Brexitit nga kryeministri Johnson, shkruan politikani. Bëhet fjalë edhe për qëndrimet ndaj populizmit dhe nacionalizmit në këtë parti. Me kalimin e tij tek partia liberaldemokrate, ajo numëron tani 18 deputetë nga 650 sa ka dhoma e ultë. Tories e kanë humbur ndërkohë shumicën parlamentare, pas pargimit në fillim të muajit të deputetit Phillip Lee nga Tories. Edhe ai ka kaluar në radhët e partisë liberaldemokrate.

Giymah ka qenë edhe më parë në shënjestër të kritikave dhe ka dhënë dorëheqje edhe më parë për shkak të politikës ndaj Brexitit. Në fund të vitit 2018 ai e ka dorëzuar postin e sekretarit të shtetit për hulumtime dhe universitete. Këtë hap e ka shpjeguar me qëndrimin se marrëveshja e kryeministres së atëhershme Theresa May për Brexitin, nuk i ruan mjaftueshëm interesat nacionale të britanikëve. Por ai kishte mbetur deputet i Tories.

Sam Giymah është konsideruar më parë si “ylli në ngritje” i partisë konservatore. Pas dorëheqjes së Theresa May në qershor, ai kishte shpallur për një kohë të shkurtër edhe kandidatuarën për kreun e partisë. Por e ka tërhequr këtë kandidtaturë para skandimit të afatit dhe ka mundësuar zgjedhjen në këtë posti të Boris Johnsonit. Tani ka vendosur të largohet nga kjo parti./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA