Një zjarr i shkaktuar si pasojë e shpërthimit të gazit ka ndodhur në një laborator rus që njihet ndryshe si “strehëz virusesh”, përfshirë këtu Ebola-n, HIV-in e të tjera.
Qendra Shtetërore e Kërkimit të Virologjisë dhe Bioteknologjisë, e njohur ndryshe si Vektori (Vector) u përfshi nga një shpërthim në katin e pestë. Si pasojë, një punëtor mbeti i plagosur me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në zona të ndryshe të trupit.
E gjendur në Koltsovo, në rajonin Novosibirsk të Siberisë, laboratori në fjalë shërbeu gjatë epokës sovjetike për të kryer eksperimente të ndyshme gjatë luftës.
Për fat të mirë, nisur nga deklaratat e kryetarit të komunës së Koltsovës, shpërthimi nuk preku asnjë nga materialet biologjikisht të rrezikshme.
Në vitin 2004, një punëtore e laboratorit, Antonina Presnyakova vdiq për shkak se aksidentalisht shpoi veten më një gjilpërë e cila mbante virusin Ebola.
Top Channel