“Zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do të vijë shumë shpejt dhe do të arrihet nga brenda. Ndërkombëtarët janë miqtë tanë të përhershëm” ky është mesazhi që lëshoi nga Shkodra, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj force politike, lideri i opozitës këtë herë nuk foli për kushte por për bashkëpunim dhe për zgjidhje por pa sqaruar se si do të arrihet.

Në Shqipëri ka ende shprese për një të ardhme me të mirë dhe Shkodra është shembulli konkret i rezistencës qytetare tha Basha.

Me herët, Lulzim Basha zhvilloi një takim në zyrën e Voltana Ademit, kryebashkiakes që vijon ende të drejtojë bashkinë e Shkodrës.

“Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe ajo mund të zgjidhet duke e ndarë atë nga krimi. Proces zgjedhor pa garancinë se qytetarët nuk do të dhunohen, pa një transformim të thellë, nuk mund të ketë. Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin.

Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër. Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë. Shkodra ka qenë dhe është simbol i pathyeshmërisë para të keqes. Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”, tha Basha më tej.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA