Zëdhënësi i qeverisë greke Steliso Petsas në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, nuk ka konfirmuar ende nëse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar në Nju Jork në kuadrin e punimeve të sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që fillon javën tjetër.

Sic raporton korrespondenti i Top Channel në Athinë, zëdhënësi i qeverisë greke ka theksuar se janë mbyllur tashmë takimet e zotit Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë turk Rrexhep Tayyp Erdogan. Por i pyetur për dy takimet e tjera të rëndësishme dhe me tepër interes për Ballkanin Perëndimor, ai ka lënë të hapura alternativat e bisedimeve me liderin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Gjithsesi nga përgjigja e tij është konfirmuar fakti se Athina zyrtare sheh si të pandarë dy kandidaturat për hapjen e dritës jeshile të fillimit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas zërave se ato mund të shqyrtohen dhe të trajtohen veç e veç.

Steliso Petsas, tha se nga bisedimet në Europë, ajo çka kemi marrë, ajo që shohim edhe në si dhe pozicionimi ynë është fakti që nuk do të ketë një trajtim të ndarë të dy vendeve.

Burime pranë zyrës së kryeministrit shprehen se bëhen përpjekje për t’u gjetur koha dhe momenti në Nju York në mënyrë që Kyriakos Mitsotakis të zhvillojë takimet e shumëpërfolura me kryeministri Rama dhe Zaev, pasi siç theksojnë të njëjtat burime Greqia pretendon të ketë dhe të luajë vazhdimisht rol kryesor në zhvillimet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA