Kur McDonalds-at e parë u hapën në Francë, 40 vite më parë, hamburgeri modest shihej si një shaka në tokën e kuzhinës së lartë.

Sot, sidoqoftë, thuajse çdo restorant, ka hamburger në menunë e tij, pavarësisht se mund të jetë i bërë me këmbë bretkosash apo “foie gras”, i shërbyer në pjata porcelani ose i mbështjellë në letër organike, shoqëruar me pije të gazuara vendi.

Franca, e ka përvetësuar hamburgerin deri në atë shkallë, që sipas një sipërmarrësi francez fast-fudesh, ai, nuk është më një produkt amerikan.

“Hamburgeri ka evoluar në 40 vite për sa i takon morisë së recetave të tij, cilësisë së përbërësve dhe vendit të konsumimit, dhe tani ai është i kudondodhur”, ka thënë Jean Fracois Piege.

Francezët, kundërshtarë të amerikanizimit, u bënë në fakt konsumatorët e parë të hamburgerëve për frymë, pas SHBA. Dhe kjo, pavarësisht se në vitet 70, shumëkush mendonte se McDonaldët nuk kishin të ardhme në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA