Pas kalimit nga kufiri Grek në malet e thata të Shqipërisë juglindore me rënien e natës, Hidaja Salah dhe bashkëudhëtarët e tij u verbuan nga fenerët e një makine policie.

Emigrantët shpresonin që ta vazhdonin rrugëtimin e tyre në perëndim drejt BE, por për momentin, janë bllokuar në Shqipëri, thotë AFP, që nga kufiri tregon se cila është situata e refugjatëve qe e shohin kalimin në vendin tonë si një shans për tu hedhur në shtetet e bllokut europian.

“Ne do të përpiqemi sërish,” tha Salah, një i ri rreth të 20-tave nga Afganistani.

Salah dhe të tjerët, 8 djem e burra egjiptianë, janë pjesë e një grupi në rritje emigrantësh që udhëton në rrugën e Ballkanit jugor, nga Greqia në Shqipëri e Mal të Zi, gjithmonë me një pikësynim të qartë në mendje: Bashkimin Europian.

Që nga muaji maj megjithatë, udhëtimi i tyre është bërë më i vështirë, pasi BE-ja dërgoi Frontexin në Shqipëri, për të ndihmuar patrullimin në vijën kufitare prej 350 kilometrash me Greqinë.

“Terreni këtu është mjaft i vështirë dhe nevojiten shumë burime për ta bërë një gjë të tillë. Mendoj se është një zgjidhje e mirë që ne të punojmë së bashku me njëri-tjetrin, apo fakti që kemi më shumë patrulla në zonë, sepse kështu arrijnë të mbulojmë një sipërfaqe më të madhe”, ka thënë Dominik Matiske.

Gjatë tre muajve të fundit, 2,310 emigrantë u kapën në Shqipëri – më shumë se dyfishi i 882 emigranteve që u ndaluan në total vitin e kaluar.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA