Viti i ri shkollor ka nisur me një plan masash nga policia e shtetit për ruajtjen e sigurisë së nxënësve. Ajo çfarë policia garanton, është se përgjatë gjithë vitit, lokalet e tregëtisë apo pikat e shitjeve ambulante të cilat tregtojnë pije alkoolike apo ushqime të skaduara do të mbyllen apo zhvendosen.

Një pjesë e konsiderueshme e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend, përballen me fenomenin e lokaleve që janë përreth tyre, dyqaneve apo pikat ambulante te shitjes të cilat tregtojnë alkool apo edhe ushqime të pakontrolluara. Një pjesë e nxënësve janë konsumatorë të tyre, kryesisht të ushqimeve.

“Dalim nga shkolla dhe hamë tek dyqane përrreth”, tregon një nxënës.
“ Për 20 minuta ne kemi munësi të dalim nga shkolla dhe të blejme për të ngrenë dhe pirë”, thotë një tjetër.

Ky plan masash i policisë, është më i detajuar. Drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, tha për mediat se masat synojnë që prindërit të mos jenë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

“Së pari policia ka qëllim parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale që ndodh jashtë shkollave apo edhe në të. Ndalimin e hyrjes së personave që nuk kanë lidhje me shkollën apo gjimnazin”, deklaroi Dervishaj.

Masat e policisë, po ashtu do të kufizojnë që mjetet të parkohen apo ndalojnë në rrugët pranë shkollave. Po ashtu, do të vendosen edhe sinjalistika për të rregulluar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA