Ervin Salianji, përfaqësues i PD, është përplasur ashpër në debat me botuesin e “Shqiptarja.com”, Carlo Bolino, gjatë emisionit “Open” në Top Channel. Arsyeja është e ashtuquajtura “blacklist” për mediat që ka dalë nga një dokument “non paper” nga PD.

Salianji foli për garanci ndaj lirisë në media kur PD të vijë në pushtet dhe gazetari Carlo Bolino tha se kjo s’është e vërtetë sepse PD në opozitë e ka futur atë në “blacklist”.

Bolino i kujtoi Salianjit se ish-kryeministri Sali Berisha e kishte përzënë nga Shqipëria dikur.

Salianji mohoi që kjo listë e mediave të papëlqyera nga PD të jetë hartuar nga zyrat e PD-së. Ai tha se ky është një mashtrim i bërë nga socialistët.

Në mbështetje të qendrimit të Bollinos ishte analisti Andi Bushati, i cili tha se lista ekziston dhe ai e beson atë dhe kjo është shumë e rëndë.

Edhe analisti Neritan Sejamini tha se nëse lista është e vërtetë, PD ka gabuar.

  Open/ Peza: Kriza është e opozitës. Bolino: Basha është i dobët, nuk fiton dot

  Alfred Peza në “Open”: Basha takim me aleatët jashtë Tiranës, mungon Kryemadhi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA