Deputetja socialiste në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, ishte e ftuar bashkë me vajzën e madhe, Anën, në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Përtej angazhimeve në politikë, Evis foli për jetën personale, si bashkëshorte, amvisë, por mbi të gjitha si nënë e dy vajzave, që sot nisën vitin e ri shkollor.
Ajo tregoi se është kujdesur shumë që të dyja vajzat, jo vetëm të kenë rezultate të mira në shkollë, por edhe ta ‘ngarkojnë’ ditën me kurse dhe aktivitete të tjera.
Mesa duket, piano, një prej pasioneve më të mëdha të Anës, paska qenë edhe “peng” i fëmijërisë së vet Evis, një peng që tashmë ajo e shijon në një tjetër mënyrë.
Çdo pasdite, deputetja tregoi se shijon filaxhanin e saj të kafes, teksa dëgjon me endje të bijën duke lujatur në piano.
Top Channel