16 shtatori hapi dyert e shkollave për 386 mijë nxënës të sistemit parauniversitar në të gjithë Shqipërinë.
Ky vit i ri shkollor shënon një ulje të numrit të regjistrimeve me 2018-n, rreth 290 mijë fëmijë u regjistruan në ciklin 9-vjecar dhe 90 mijë adoleshentë në arsimin e mesëm; ndërsa në 2018-n në arsimin 9-vjeçar pati më shumë se 306 mijë nxënës të regjistruar dhe në shkollën e mesme mbi 95 mijë.
Kjo është vetëm një nga klasat e para, ndërkohë që në të gjithë vendin 24 mijë nxënës përjetuan për herë të parë emocionet e ardhjes në shkollë.
Peshën më të madhe të emocioneve e mbajnë dhe prindërit.
Ndërsa pas mbarimit të pushimeve verore, më të rriturit, ata të klasës së 8, takohen me mall me shoqërinë e krijuar gjatë viteve të kaluara të shkollës.
Më të heshtur dita e parë e shkollës i gjeti gjimnazistët. Ata zhvilluan normalisht orët e plota mësimore.
Në tiranë dita e parë e shkollës shkoi shumë mirë. Të gjitha shkollat u hapën dhe një numër i madh i tyre janë restauruar. I vetmi problem mbeti trafiku I rënduar.
Top Channel