Të shtënat me armë në Mirditë/ Zbardhen detaje, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Viti i ri shkollor ka nisur special në shkollën speciale “Zëra jete” në Elbasan.
60 fëmijë me diagnoza të ndryshme sot janë ulur në bankat e shkollës me emocione si çdo fëmijë tjetër, por me pamundësinë për t’i shprehur ato. Si gjithë të tjerët ata kanë ëndrra dhe dëshira për të ardhmen e tyre.
E çelur në vitin 1983 si një shkollë për fëmijë me çrregullime të lehta fizike dhe mendore sot problematikat duket se vijnë në rritje sidomos përsa i përket një numri gjithnjë e në rritje të fëmijëve autikë.
Shkolla speciale “Zëra jete” në Elbasan ka nevojë për një infrastrukturë të përshtatshme me problematikat e fëmijëve e po ashtu këtu lind nevoja e stafit plotësues si fizioterapist, psikolog klinik etj.
Top Channel