26/11 14:18
Pas përfundimit të ceremonisë së festimeve të 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka cekur në veçanti temën e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin evropian.
Sipas tij, aktorët politikë duhet t’i kërkojnë BE-së të hapen negociatat pavarësisht problematikave.
“Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, u shpreh ai.
Më pas, Meta u shpreh:
“Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aKtor, që secili të mbajë përgjegjësi”, u shpreh ai duke shtuar se nga këtu do të kuptohet se kush realisht është pengesë për procesin në fjalë.
Top Channel