Është zgjedhur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me 8 vota pro, drejtuesi i ri i Gjykatës së Shkallës së Parë në Mat.

Si drejtues i prokurorisë është caktuar përkohësisht prokurori Abaz Muça, i cili po zëvendëson Hysni Vatën, ish-drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, i cili u shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më datë 9 shtator.

Në seancën e sotme munguan 2 anëtarë: Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi.

  Vetting-u, bie edhe kryeprokurori i Matit

Po kështu, me 8 vota pro u miratuan:

Projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi.

Projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokuroren Pranvera Pustina .

Top Channel