Konflikti tregtar SHBA-Kinë, kryeministri Keqiang: Vështirë që ekonomia të rritet me 6%

16/09/2019 15:28

Ngadalësimi i ekonomisë kineze u thellua në mënyrë të ndjeshme në muajin gusht, kur vendi shënoi rritjen më të ulët të prodhimit industrial që prej vitit 2002.

Kjo situatë vjen në mesin e shqetësimeve që ka shkaktuar konflikti tregtar me SHBA dhe tkurrja e kërkesës së brendshme.

Kryeministri kinez Li Keqiang deklaroi së fundi se do të jetë “shumë e vështirë” që ekonomia e Kinës të vazhdojë të rritet me 6% ose më shumë, dhe se përballet me një trysni të shtuar.

Shifra tregojnë një rënie të shitjeve me pakicë e cila zbret nën nivelin e sondazheve e parashikimeve. Në fillim të gushtit, presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa shtesë ndaj Kinës edhe pse ishte angazhuar për vazhdimin e bisedimeve tregtare.

Nga 1 shtatori, vendi u përball me taksa të reja për eksporte kineze me vlerë 125 miliardë dollarë. Konflikti tregtar mes dy shteteve vazhdon prej mё shumё se njё viti.

Shkak u bё indinjata e Trumpit pёr faktin, se Kina eksporton shumё mё tepёr nё SHBA se sa importon prej saj. Që prej atёherё Trump i ka ngarkuar importet nga Kina nё SHBA me dogana shtesë 25 pёrqind, e Kina ka reaguar me të njëjtën monedhë.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA