Vijimi Reformës në Drejtësi e në mënyrë në posaçme krijimi SPAK dhe Gjykata Kushtetuese, vihen në fokus të qeverisë gjermane, duke dërguar në Tiranë Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit .
“Me bisedat që po zhvilloj në Shqipëri dëshiroj të krijoj një ide për gjendjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qeveria Federale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shprehet Lange.
Ndryshe nga skeptikët dhe kundërshtarët e kësaj reforme i dërguari Berlinit, thekson se Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një proces unik në të gjithë rajonin,që po përparon në mënyrë të vazhdueshme.
“Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marre më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lange.
Jam plotësisht i bindur thotë Christian Lange që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi – me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur.
Top Channel