Është goditur një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku dy shtetas janë ndaluar dhe arrestuar në qytetin e Korçës.
Janë sekuestruar 1,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë dhe paund britanikë.
Policia Korçë, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, se një shtetas ishte duke transportuar një sasi të dyshuar narkotike me mjetin e tij në drejtim të qytetit të Korçës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I.Dh, 36 vjeç dhe F.A, 35 vjeç, të dy banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shqyrtim të veprës penale.
Top Channel