Një 45-vjeçar, banues në Tiranë është arrestuar si pasojë e armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Shtetasi G.K u ndalua nga policia e Durrësit, ku pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë dhe një kreher me tre fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA