Basha për çeljen e vitit të ri shkollor: Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës

16/09/2019 09:43

Pas Gramoz Ruçit, Ilir Metës dhe Edi Ramës, një urim për vitin e ri shkollor ka ardhur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, Basha shkruan:

“Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!

Top Channel