Aksident i shumëfishtë është shënuar këtë pasdite në mbikalimin e “Casa Italia-s”

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat siç shihen në pamje të sjella nga Top Channel, nuk janë dëmtuar rëndë.

Ky aksident ka ardhur si pasojë e mbingarkesës në trafik, në hyrje të Tiranës, duke marrë parasysh se sot ka qenë dhe dita e parë e shkollës.

Për fat të mirë nuk është shkaktuar ndonjë dëm i madh dhe nuk janë shënuar të lënduar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel